E paprecedentë, Rama si Xhelil Gjoni/ ‘Ata që ikin janë jashtëqitja e kombit’

E paprecedentë, Rama si Xhelil Gjoni/ ‘Ata që ikin janë jashtëqitja e kombit’

18:29, 13/12/2022
A+ Aa A-

Për këdo është në kujtesë mitingu i Partisë së Punës në mes vitin e 1990 kur shqiptarët hapen ambasadat dhe u dyndën për të ikur nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës, Xhelil Gjoni, drejtues i lartë i partisë në atë kohë, i konsideroi jashtëqitja e kombit.

E kush do ta mendonte se pas 32 viteve shqiptaret do të dyndeshin përsëri për të ikur nga një regjim i korruptuar. Por nuk mbaron me kaq.

Kryeministri i vendit njëlloj si Xhelil Gjoni në atë kohë, i ka konsideruar jashtëqitja e kombit shqiptarët që po ikin nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës.

‘Janë disa elementë që nuk përfaqësojnë shqiptarët askund, as shtetin dhe as flamurin tonë. Janë jashtënxjerrjet e një kombi, me ata duhet të merremi në një mënyrë tjetër. Shanset për të marrë azil politik janë zero, atëherë kërkojeni tek vetja, tek sistemi britanik, mos e kërkoni fare tek qeveria e Shqipërisë arsyen’, tha Rama për gazetarët gjatë mbrëmjes së sotme nga selia e PS-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

?13/12/2022 22:28

Po pra , por Xhelili mos e ka kujtuar gjë Shqipërinë si bletë puntore? Se në komunizëm të gjithë punonin, edhe punë vullnetare madje. Pra, nuk e ka pasur me të keq! Se jashtëqitja e bletës është mjalt. Normalisht që nuk janë të gjitha ashtu, se ka edhe thjesht grerëza, që bëjnë një mut. Pyll pa derra nuk ka!

Shto koment

Denonco