Nesho: Deklaratat e Kim treguan se Rama ka kapur shtetin! MEPJ bëri një skandal

18:15, 13/12/2022
A+ Aa A-

Diplomati Agim Nesho komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv mandatin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim në Shqipëri.

Agim Nesho tha se deklarata e MEPJ-së, ishte një skandal diplomatik ndërsa shtoi se kjo ministri s'kishte fare pse të hynte tek kjo procedurë.

Sipas diplomatit, kemi të bëjmë me një presion të kryeministrit Edi Rama ndërsa shtoi se përgjigja e Yuri Kim sot, tregoi se regoi se ky regjim ka kapur të gjithë shtetin, edhe drejtësinë.

"SHBA-të zakonisht, as akreditimin, apo pëlqimin e bëjnë në një formalitet të plotë jo në vendet e tyre që janë mike por edhe në vendet e tjera, dhe nuk marrin mendim se kë duan të dërgojnë.

Ajo ishte ndërhyrje dhe presion i Ramës sepse nuk mendoj që MEPJ të kishte atë kurajo të bënte një veprim të tillë për t’i bërë presion ambasadores Kim për të mos ndërhyrë në problemet e drejtësisë.

Jo se Rama nuk ka akses të plotë në këtë drejtësi, influenca e tij e ka bërë një drejtësi politike të Edi Ramës.  Yuri Kim, një ambasadore që e ka kuptuar që kanë krijuar një monstër, kanë dashur të bëjnë diçka të mirë.

Përgjigja e zonjës Kim, ndoshta pak e vonuar, ndoshta duke kuptuar një dëshitm total që në Shqipëri ky regjim ka kapur të gjithë shtetin, edhe drejtësinë, por në drejtësi ata nuk bëjnë kompromis. S’mund të ndërtosh një drejtësi ku kemi autokraci të plotë.”-tha Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco