Spahia viziton Timisoaran në Rumani: Të rrisim fushat e bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me qytetet europiane

Spahia viziton Timisoaran në Rumani: Të rrisim fushat e bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me qytetet europiane

17:37, 13/12/2022
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka zhvilluar një vizitë 3 ditore pune në qytetin Timisoara në Rumani, që në vitin 2023 merr stafetën si Kryeqyteti Europian i Kulturës.

Ai u prit në takime nga drejtuesit kryesor të qytetit Rumun, i cili ka një histori të ngjashme me Shkodrën sa i takon të shkuarës dhe shembjes së regjimit komunist. Spahia në përmbyllje të turit të takimeve në Timisoara, përmes rrjetit social facebook shkruan:

Gjatë ditëve të qëndrimit në këtë qytet pata kënaqësinë të zhvilloja një seri takimesh, me synim rritjen e fushave të bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me qytetet europiane. Me kryetarin e Bashkisë z. Dominic Fritz, Kryetarin e Qarkut z. Alin Adrian Nika dhe Prefektin z.Sorin Ionescu folëm gjatë mbi të përbashkëtat që kanë dy vendet tona, fushat e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave, veçanërisht në ato që lidhen me procesin e integrimit dhe rolin që kanë institucionet lokale.

Kjo vizitë më shërbeu për të hapur mundësitë e zhvillimit të një sërë aktivitetesh e projektesh në fushën e kulturës, turizmit dhe historisë, që së bashku me institucionet e Timisoara do t’i implementojmë në Bashkinë Shkodër dhe anasjelltas. Faleminderit “ALAR”(Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë), me Përfaqësues z. Luan Topciu, dhe Deputetit të pakicave kombëtare Rumune z. Bogdan Alin Stoica për krijimin e urave të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Gjatë ndaleses në Muzeun e Revolucionit Antikomunist, Spahia evidenton:

Një e shkuar e ngjashme, sa e dhimbshme aq edhe domethënëse për të ndërtuar të ardhmen! Shkodra dhe Timisoara janë dy qytete që ndajnë një histori të përbashkët, e kaluar nën kthetrat e regjimeve diktatoriale dhe që po në të njëjtat forma u ngritën për shëmbjen e tyre 3 dekada më parë. Gjatë vizitës time në Rumani, vizitova nga afër Muzeun e Revolucionit Antikomunist, i cili ashtu si “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, janë “zëri i fortë” që ju flet brezave të rinj për të mos harruar të shkuarën. Me drejtuesit atje bisedova mbi krijimin e urave të bashkëpunimit në këtë drejtim, pasi kemi çfarë të mësojmë dhe t’i tregojmë njëri – tjetrit dhe botës mbi atë periudhë të errët.

Ndalesen e fundit ai e ka patur në një nga qendrat më të zhvilluara të shërbimit të emergjencave civile në Timisoara, Rumani. Spahia pas kësaj ndalese shkruan:

E shfrytëzova këtë ndalesë për të parë nga afër modelin e funksionimit, proçesin e punës, investimet e realizuara dhe për të ndërtuar shkëmbime përvojash që i shërbejnë Bashkisë Shkodër në përgjigje të situatave me të cilat thuajse çdo vit na duhet të përballemi, përmbytjet dhe zjarret.  Duke ndërtuar rrjete të tilla bashkëpunimi, e kemi më të lehtë t’i përballojmë emergjencat, të investojmë në mënyre efikase dhe minimizojmë pasojat në territor.

Kjo vizite pritet te pasohet me hapa konkret mes dy bashkive sa i përket projekteve të përbashkëta.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco