Do kthehen të gjithë shqiptarët, Britania sjell 400 policë në Rinas

15:09, 13/12/2022
A+ Aa A-

Qeveria britanike ka prezantuar masat për emigrantët e jashtëligjshëm, në të cilën një fokus shumë të madh kanë pasur edhe shqiptarët.

Kryeministri britanik Rishi Sunak theksoi se duhet të bëhen ndryshime në sistem, që do të thotë se duhet të refuzohen shumica dërrmuese e kërkesave për azil nga shqiptarë.

Në fjalën e tij në parlament, Sunak thotë se pothuajse një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria, por shton se është një vend i sigurt dhe i begatë.

Sunak flet për një marrëveshje me Shqipërinë ku do të bashkëpunojnë me oficerë të Forcave Kufitare në Aeroportin e Tiranës, që të bëjnë të mundur për të ‘selektojnë’ se kush është viktimë e skllavërisë moderne dhe kush gënjen. Për këtë do të ngrihet një njësi e re e dedikuar për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve për azil. Kjo njësi e re do të ketë në përbërje të saj 400 specialist.

‘Pothuajse një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria. Njerëzit e ardhur duhet të kthen mbrapsht. Të gjithë shqiptarët e mbetur të largohen shpejt’, u shpreh ai, raporton ‘The Guardian’.

Sunak shprehet se shqiptarët mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova për këtë, jo vetëm një dyshim për këtë, për këtë arsye tha para deputetëve se ‘duhet të kthehen sa më shpejt në vendin e origjinës. Ai thotë se kjo dhe ndryshime të tjera duhet të çojnë në shpalljen e pabazë të ‘shumicës dërrmuese’ të pretendimeve nga Shqipëria. Njerëzit më pas do të kthehen shpejt. Gjithashtu, Sunak shprehet se qeveria është gjithashtu e përkushtuar që të nisë fluturimet për në Ruanda, për të dërguar azilkërkuesit atje (sipas planit të shpallur kur Boris Johnson ishte kryeministër).

‘Një e treta e të gjithë atyre që mbërrijnë me varka të vogla këtë vit,  gati 13,000,  janë shqiptarë. Konsiderohet e sigurt për kthime nga Gjermania, Franca, Italia, Suedia. Është një vend aderues në BE, një aleat i NATO-s dhe një anëtar i të njëjtit traktat kundër trafikimit si Mbretëria e Bashkuar. Vetë kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse nuk mund t'i kthejmë menjëherë azilkërkuesit shqiptarë. Vitin e kaluar Gjermania, Franca, Suedia refuzuan pothuajse 100% të kërkesave shqiptare për azil. Megjithatë, shkalla jonë e refuzimit është vetëm 45%. Kështu nuk duhet të vazhdojë. Kështu që sot mund të shpall një marrëveshje të re me Shqipërinë  dhe një qasje të re.

Së pari, ne do të vendosim oficerë të Forcave Kufitare në aeroportin e Tiranës për herë të parë, duke ndihmuar në prishjen zinxhirit të krimit të organizuar dhe ndalimin e njerëzve që vijnë këtu ilegalisht. Së dyti, ne do të nxjerrim udhëzime të reja për punonjësit tanë dhe do ta bëjmë të qartë se Shqipëria është një vend i sigurt. Së treti, një nga arsyet pse ne luftojmë për të larguar njerëzit është sepse ata po shfrytëzojnë padrejtësisht sistemin tonë modern të skllavërisë. Pra, ne do të rrisim ndjeshëm kriteteret që dikush duhet të plotësojë për t'u konsideruar si një skllav modern. Për herë të parë, ne do të kërkojmë që një azilkërkues të ketë prova objektive të skllavërisë moderne dhe jo thjesht një dyshim. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, shumica dërrmuese e pretendimeve nga shqiptarët mund të shpallen thjesht ‘qartësisht të pabaza’. Dhe këta individë mund të kthehen me shpejtësi.

Së fundmi, ne do të ndryshojmë mënyrën se si do të përpunojmë migrantët e paligjshëm shqiptarë, me një njësi të re të dedikuar që përshpejton çështjet brenda javësh, me 400 specialistë të rinj. Gjatë muajve të ardhshëm mijëra shqiptarë do të kthehen në shtëpi. Dhe ne do të vazhdojmë me fluturime javore derisa të gjithë shqiptarët të jenë larguar’, tha Sunak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco