VIDEO-SYRI TV/ Parandalimi i pastrimit të parave në Shqipëri, Jaço: Krimi gjen terren te PPP-të

14:59, 13/12/2022
A+ Aa A-

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço thekson se grupet kriminale në vendin tonë gjejnë terren në koncesione për pastrimin e parave të pista. Njëkohësisht ai shprehet me kritika edhe ndaj nismave të qeverisë për Amnistinë Fiskale dhe Pasaportat e Arta, mekanizma që sipas tij përkeqësojnë pozicionimin e Shqipërisë që tashmë është në zonën gri të MoneyVal.

Nga SYRI TV

Grupet kriminale në vendin tonë gjejnë terren në koncesione për pastrimin e parave të pista. Ky pohim erdhi nga Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço, i cili në Konferencën me temë ‘Parandalimi i Pastrimit të Parave të Pista’, theksoi se ky fenomen krijon një imazh të pasigurt të tregut.

Jaço u shpreh me kritika ndaj nismave të qeverisë për Amnistinë Fiskale dhe Pasaportat e Arta. Ai i bëri thirrje qeverisë të heqë dorë nga këto mekanizma që përkeqësojnë pozicionimin e Shqipërisë, e cila tashmë është në zonën gri të MoneyVal.

Qeveria shqiptare këmbëngul të çojë përpara Amnistinë fiskale dhe Pasaportat e Arta, edhe pas kritikave të ashpra nga BE. Së fundmi KE, në një raport nënvizoi se nëse qeveria nuk tërhiqet nga këto nisma, rrezikon integrimin e vendit në BE dhe rikthimin e vizave. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco