VIDEO-SYRI TV/ Ligji për Policinë Bashkiake, PD kundër: Po i ktheni policët në patronazhistë

14:52, 13/12/2022
A+ Aa A-

PD deklaroi votën kundër për ligjin për policinë Bashkiake në Komisionin e Sigurisë. Deputeti Ervin Salianji hodhi akuza se projektligji synon që ti kthejë policët bashkiakë si patronazhistë për blerjen e votave. Debate të forta ne seancë, pati edhe për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ku Salianji kërkoi qëndrim dhe reagim nga ana e Komisionit.

Nga SYRI TV

Ligji për Policinë Bashkiake përplasi maxhorancën dhe opozitën në Komisionin e Sigurisë. Deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh kundër projektligjit që sipas tij është i ngarkuar në kompetenca dhe i kthen efektivët e bashkisë si patronazhistë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Debate në Komisionin e Sigurisë pati edhe për tensionet në Veri të Kosovës. Salianji kërrkoi që komisioni të mbajë qëndrim për këtë çështje, dhe të thërrasë në seancë kreun e SHISH, Ministrinë Mbrojtjes apo edhe drejtuesin e shërbimit të Ushtrisë, për të dhënë informacione në lidhje me shqetësimin e deputetëve të Kosovës se Shërbimet Inteligjente Shqiptare vonojnë informacionet me kolegët e tyre të Kosovës.

Salianji debatoi dhe me deputetin e PS-së, Bardhyl Kollçaku, ish-ushtarak, ku i sugjeroi këtij të fundit që të dalë në front.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco