6 ditë nga 6 dhjetori!

6 ditë nga 6 dhjetori!

20:31, 12/12/2022
A+ Aa A-

Nga Hysni Gurra

Më 6 dhjetor, në ditën që kryeqyteti shqiptar ka qenë nën survejimin maksimal të institucioneve kombëtare të sigurisë, por edhe atyre aleate, u bë atentat ndaj liderit të opozitës shqiptare.

Gjashtë ditë më pas ka vetëm heshtje nga institucionet e drejtësisë dhe policisë dhe asnjë pistë të besueshme hetimi.

Si është e mundur?

Për të shkuar te përgjigja marrim në shqyrtim disa momente para, gjatë dhe pas ngjarjes:

1-Përmes analistëve të tij në media pushteti këmbënguli që protesta e opozitës mos të zhvillohej më datë 6 dhjetor. Madje shtruan teza se nuk duhet bërë protesta sepse atë ditë dikush do ishte i interesuar për dhunë...pra përgatitën terrenin.

2-Mungoi reagimi i menjëhershëm i përfaqësuesve të lartë të pushtetit në momentin e parë të ngjarjes. KM bëri një reagim gjysmak. Ministri i Brendshëm heshti. Në tërësi përfaqësuesit e shumicës heshtën.

3-Si ka mundësi të heshtin të gjithë këta, ndërkohë që postojnë në rrjetet e tyre sociale çdo gjë; nga pjesëmarrna në Këshillin e Sigurimit e deri te projekti i një fushe shkolle në Kurbin.

4-Çfarë mase kishte marrë policia, jo thjeshtë për protestën e opozitës, por për sigurinë e dy ish-presidentëve dhe ish-kryeministrave të Shqipërisë?

6-Për të kuptuar më mirë se kush ka patur interes për atentatin, duhen analizuar çfarë thanë pas ngjarjes analistët e qeverisë dhe mediat qeveritare...tymnajë, ngritje pistash kaotike e qesharake, me gjoja “njeri me probleme mendore” etj.

7-Teorinë e “një njeri me probleme mendore” që godet një figurë publike e pranojmë, por gjithmonë të "çmendurit" godasin kryeministra dhe president në detyrë, jo lider të opozitës.

8-Hakerat kanë publikuar materiale që tregojnë se mbi 100 mijë vetë janë nën survejim. Historia e kohëve të fundit e këtij të "çmenduri" flet qartë se përdoret nga policia, e cila përgënjeshtron veten deklaratë pas deklarate.

9-Durrsakët thonë: Çfarë të bësh në det një ditë do ta gjesh në kripë.

10-Mos zbardhja e shpejtë e kësaj ngjarje do të ketë pasoja, në radhë të parë për ata që sot mendojne se ia hodhën. Se kaluan 3 ditë…etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco