‘Shtetasi Taulant’ kyç gojën për përgjimet, Balla: Po pres që të flasë drejtësia

18:34, 12/12/2022
A+ Aa A-

Taulant Balla ka pranua sot se është ai “shtetasi Taulant” I cili figuron në përgjimet e prokurosisë duke komunikuar me krerët e bandave kriminale të Elbasanit, pak pas masakrës së vitit 2016 që u regjistrua në këtë qytet.

“Këtë çështje do ta sqarojë gjykata ku unë kam firmosur sot padinë dhe kallëzimet përkatëse penale dhe unë kam besim që drejtësia kësaj çështjeje do ti shkojë në fund. Se kush ka përgjuar, se kë ka kërgjuar, se si ëahtë përgjur, se si kjo u kthye pas gjashtë vitesh për qëllime të konsumit politik, dhe në fakt le të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet” u shpreh Balla.

Pavarësisht lojërave të fjalës të kreut të grupit kuvendor socialist, është e vëretetuar ligjërisht se numri nën përgjim nga prokuroria është telefoni personal i Ballës. Ky I fundit ndryshe nga qëndrimet që mban për kundërshtarët politikë, kur vjen puna tek faktet që e inkriminojnë personalisht atë kërkon drejtësi….

“Numrin tim e ka gjithë Shqipëria dhe unë po ju them që ai numër të verifikohet në gjykatë, prisni”

Teksa ju shmang  pyetjeve të vazhdueshme lidhur me përgjimet e  bujshme, Balla u përpoq të kalojë ceshtjen, duke sulmuar Syri Tv.

“Sa i përket rastit, të lutem! E di që të shkruan Çimi, por të lutem. Këtë gjë mund ta sqarojë vetëm gjykata dhe shpresoj që ti të njoftohesh meqë je televizion i të birit, të vini aty dhe të vijë edhe Saliu aty e ta sqarojmë këtë punë”

Një tjetër cështje e nxehtë në rradhët e socialistëve, janë edhe dëshmitë për përfshirjne e Arben Ahmetajt në listëpagesat luksoze të njërit prej bosëve të Inceneratëorëve, Klodian Zoto. Socialistët me qëndrimet e tyre duket se po disntacohen pak nga pak nga ish zvkryeministri dhe ministri ekonomisë.

“Koha kur gjyqet, akuzat, paditë bëhen vetëm publik dhe nuk shkpjnë në institucionet e drejtësisë. E vërteta është që në këtë çështje, në mos gabojë janë disa hetime që po zhvillohen nga prokuroria speciale antikorrupsion” përfundoi Balla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco