Sulmi ndaj Berishës/ Përplasje te 'Siguria', deputetët e PD: Dënoni ngjarjen, Rama nxitës dhune

17:40, 12/12/2022
A+ Aa A-

Sulmi ndaj Liderit të Opozitës Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit ka sjell debate në Komisioni e Sigurisë Kombëtare.

Kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe Lindita Metaliaj që Komisioni për Sigurinë Kombëtarë të mbajë një qëndrim për këtë ngjarje, e cila nuk u pranua nga ana e përfaqësuesëve të mazhorancës socialiste, solli ndërprjen e mbledhjes për disa minuta për shkak të replikave të forta.

Metaliaj deklaroi se mbledhja e komisionit filloj me distancimin e akuzës ndaj dhunës.

“Një person i infiltruar, një agjent kriminal dhunon në mes të sheshit liderin historik të partisë demokratike. Ky është një akt i dënueshëm, dhe ju kryetar të këtij komisioni por edhe të gjithë kolegët duhet ta filloni këtë mbledhje komisioni pikërisht duke u distancuar nga akuza e dhunës”, u shpreh Metaliaj.

Deputeti Salianji akuzoi qevertinë duke thënë se institucionet kanë dështuar për mbrojtjen e tij.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama është personi i cili nxit dhunë.

“Të dënohet dhe të mbahet një qëndrim duke i dhënë po ashtu mbështetje drejtuesve të policisë së shtetit të dhe institucioneve të tjera për të bërë punën siç ju takon”, u shpreh Salianji.

Menjëherë pas deklaratës së Salianjit ishte edhe kundërpërgjigja e ministres Elisa Spiropali e cila vetëmbrohej dhe shmangu aktin e dhunës ndaj liderit të partisë demokratike

“Dënohen edhe nga deputetë që kanë qënë të detyruar të mbajnë në dorë topa bejsbolli për tu mbrojtur nga mësymjet  e atyre që për arsye të tyre, për arsye të dhunës nuk kanë gjetur gjë tjetër. Gjysmë ore dëgjuam këtu që qeveria ka që qeveria ka organizuar dhunë, që policia ka rrahur dhe kryeministri është përgjegjës”, tha Spiropali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco