Berisha: Rama bëri gjithçka për të manipuluar hetimin, dërgoi te media e Bollinos dokumentin e pavlefshëm

17:29, 12/12/2022
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Sali Berisha tha se Edi Rama tentoi të manipulojë hetimin e sulmit në protestën e 6 dhjetorit. 

Lideri i opozitës u shpreh se Rama dërgoi te media e Bollinos një dokument pa asnjë vlerë ligjore. 

"Një informator sigurisht nuk përjashtohet mundësia të punojë dhe për të tjerë, por për definicion një informator është një njeri që informon eprorin e tij për çdo gjë. Kështu që idetë se Gerti Shehun e përdorën të tjerë, janë të pabesueshme. E vërteta është kjo. Gerti Shehu në pyetjet e para  deklaroi se ‘ma kërkoi një vëlla mysliman’, por pasi unë e denoncova publikisht këtë pistë me të cilën e kishin pajisur atë sepse ishte këtu me lider të krishterë dhe bëhej shumë e besueshme, atë nuk e përmendëm më, sepse s’ka asgjë të vërtetë në atë.  
Vëllau mysliman që ja kërkoi është një vëlla që ndryshon fe’ sa herë ka zgjedhje dhe ky e ka emrin Edi Rama dhe kjo është e vërteta. Dhe pse e them këtë prap. Se nuk duhet akuzuar tjetri kot.

Çfarë ndodhi pas aktit kriminal. Një kryeministër e dinte se përgjegjësia kryesore për garantimin e një proteste është e tij, e dinte që një akt që nuk ka ndodhur në 30 vite  si përgjegjësi do të binte mbi të dhe ka vetëm një gjë në dorë, të garantojë gjithçka për një hetim të besueshëm transparent. Përkundrazi Edi Rama faktoi se bëri gjithçka për të manipuluar hetimin. Sapo mbaroi mitingu, madje në mes të mitingut, zyra e tij dërgoi tek media më konfidente, tek media që shpërndan çdo fake neës për Sali Berishën, e njëjta media, sepse të tjera nuk ja pranojnë dhe kjo është media e Bolinos. Dërgoi dokumentin pa asnjë vlerë ligjore për të deklaruar se, Gerti Shehu ishte një i deizikuilibruar psikik. Edi Rama ndërkohë u ra telefonave në të 4 anët e Europës dhe botës, duke thënë se ai ka qenë akt i një të sëmuri psikik".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco