Tensionet në veri të Kosovës/ Pozhari: Rama legjitimoi tradhëtinë kombëtare! Ndjen më afër Vuçiçin se gjakun e tij

Tensionet në veri të Kosovës/ Pozhari: Rama legjitimoi tradhëtinë kombëtare! Ndjen më afër Vuçiçin se gjakun e tij

16:09, 12/12/2022
A+ Aa A-

Analisti nga Kosova Xhevdet Pozhari ka reaguar në lidhje me tensionet në veri dhe interesin e mediave nga Shqipëria.

Në postimin e tij në Facebook, Pozhari shpreh ngurrimin e tij për t’ju përgjigjur këtij interesi pasi nuk ndihet i sigurtë nëse duhet ta thotë atë që mendon.

‘Përpiqem të rezistojë që mos ta them zëshëm atë që e mendoj, se Rama qasjen e ka të tillë ngaqë e din se nuk ndëshkohet me votë. Sikur të ishte e kundërta, nacionalizmi i Albin Kurtit do të na dukej lule karshi vrullit të Ramës!’, shkruan Pozhari.

Postimi i plotë:

Kërkesa të panumërta nga mediat e Shqipërisë për situatën në veriun e Kosovës.

Dhe, unë që ngurroj kësaj here të përgjigjem ngaqë nuk ndjehem i sigurtë nëse duhet ta them atë që e mendoj! Se nuk është problemi veç tek ajo se si deklarohet dhe vepron Rama, por se ajo që dikur konsiderohej tradhti thuajse u legjitimua në mënyrë institucionale me qeverisjen e tij.

Pra, përpiqem të rezistojë që mos ta them zëshëm atë që e mendoj, se Rama qasjen e ka të tillë ngaqë e din se nuk ndëshkohet me votë. Sikur të ishte e kundërta, nacionalizmi i Albin Kurtit do të na dukej lule karshi vrullit të Ramës!

Rama sundon në një shoqëri që e ka legjitimuar pushtetin e tij, bashkë me kufijtë mendorë të një politike që më të afërt në mendësi e ndjen Vuçiçin sesa gjakun e tij! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco