SYRI TV/ ABC News ‘zhduk’ Piranjat, ndryshon linjën editoriale pro-qeverisë pasi ndryshoi pronar

15:46, 12/12/2022
A+ Aa A-

Liria e Medias në Shqipëri po vihet në rrezik nga dita në ditë për shkak të presionit qeveritar.

Pasi gjykata konfiskoi median kritike me qeverinë Ora News, pasi IKMT shembi me tritol Prestige Resort, për shkak të ndryshimit të linjës editoriale të News 24, biznese në pronësi të Irfan Hysenbelliut, dhe pasi u sulmua dhe hakerua faqja e Syri.net, një tjetër program duket se është vënë në shënjestër.

Mbrëmjen e të dielës, produksioni i pavarur “Piranjat”, në “ABC News”, transmetoi skandalin me abuzimin e fondeve të Start Up-eve, që janë në varësi të Ministrisë së Sipërmarrjes, që drejtohet nga Edona Bilali.

Por, pasi emisioni u transmetua i plotë në ekranin  e ABC News, media që vetëm pak ditë më parë ndryshoi pronarët, produksioni u zhduk nga rrjetet sociale. Të gjitha materialet investigative të këtij emisioni, përfshirë ato për denoncimin e abuzimit me fondet e start-upeve, u hodhën në youtube.

Por vetëm pak orë pasi materialet u hodhën në këtë rrjet social, ato u zhdukën nga youtube. Emisioni “Piranjat”, faktoi se dy nga përfituesit e fondeve të startatapeve, ishin OJF të krijuara me mbështetjen e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Dhe pikërisht, dy nga bashkëdrejtuesit e këtij fondi, ishin gjithashtu dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të projekt propozimeve të Start Up-eve në Ministrinë e Sipërmarrjes, duke ngritur dyshime të forta për favorizim dhe konflikt interesi.

Fshirja nga youtube, e emisionit “Piranja” në ABC News”, është ngjarje e paralajmëruar, pasi pak pasi televizioni ndryshoi pronarët, ndryshoi rrënjësisht dhe linja editoriale e tij duke u bërë pro pushetit dhe qeverisë së Kryeministrit Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco