Hackërimi i faqes së FB të Syri.net/ Reagimet: Vepër e Edi Ramës. Thirrje organizatave ndërkombëtare!

16:57, 10/12/2022
A+ Aa A-

Sulmi ndaj faqes së Facebookut të Syri.Net është dënuar ashpër nga Partia Demokratiek, e cila vlerëson se pas tij fshihet Edi Rama. Deputetja, Albana Vokshi solli në vëmendje deklaratat kërcënuese të kryministrit Rama në parlament kundër Syri.Net. Vokshi i bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të reagojnë. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili e quajti Ramën si armik të fjalës së lirë. Ndërkohë stafi i Syri.Net, është angazhuar që do ta ndjekë rastin deri në fund.

Nga Syri Tv

PD dënoi hakërimin e faqes me mbi 600 mijë ndjekës në FB të Syri.net, ndërsa hedh akuza se pas goditjes strukturore fshihet Edi Rama. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Albana Vokshi u shpreh se ky sulm vjen 3 ditë pas atentatit politik ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

Sipas Vokshit, sulmi u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kuvend.

“Të gjithë ata që mund të kenë dyshime dhe pyesin ‘psë është qeveria pas këtij akti dëmtues të medias në fjalë’ duhet t’ju kujtoj se vetëm pak ditë më parë në fjalimin e fundit në parlament, Edi Rama i është referuar specifikisht, me nota kërcënuese, shantazhuese, përccmuese drejtuesve dhe medias ‘SYRI’. Politika e Edi Ramës ose me mua  ose kundër meje, i përcaktuar për asgjësim, është metodë staliniste, është, metodë enveriste”. 

Albana Vokshi, deputete e PD

Teksa e cilëson Ramën si kërcënim të hapur dhe armik të medias së lirë, Vokshi i bën thirrje organizatave ndërkombëtare të reagojnë

“Të reagojnë në mbrojtje të atyre pak enklavave mediatike, ende të papushtuara nga babëzia dhe marrëzia e pushtetit në Shqipëri. Nëse reagimi nuk është i përgjithshëm, i fuqishëm nga forcat pro-lirisë si brenda dhe jashtë vendit, Shqipëria do të shëndërrohet në një Kore Veriu në zemër të Europës".  

Albana Vokshi, deputete e PD

Më herët lidhur me hackerimin e faqes së Facebook të Syri.net reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, i cili deklaroi se sulmi është vepër direkte e Edi Ramës.

"Përdorimi shtetëror i tritolit, dhunës, presionit, shantazhit, gjobave, censurës, "riedukimit" apo arrestimit të gazetarëve, sekuestrimit deri në mbylljen e plotë të mediave, dëshmojnë se ky regjim kriminal, hajdut dhe skizofrenik është armik i fjalës së lirë!Vetëm largimi i Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve!”

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë

Prej dy ditësh faqja e Syri.net në Facebook është hackeruar prej një sulmi e nuk është më aktive për të informuar publikun. 

Hakerimi i faqes së SYRI-t ndodhi pas raportimeve të shumta nga portali se personi që kreu atentatin ndaj Berishës ishte një person i infiltruar.

Ky sulm po ashtu vjen në kohën kur liria e medieve në vend ka shënuar rënien më të madhe, ndërsa Shqipëria renditet me shtetet më despotike në planet.

Por stafi i Syri.net është angazhuar për të ndjekur rastin në të gjitha format.

Kjo nuk është hera e parë që Syri.net, bie pre e sulmeve pasi ueb-i i SYRI-t është sulmuar disa herë nga zyrat e zëdhënësit të Ramës, Endri Fugës në bodrumet e Pallatit të Kongreseve që përdor për të hakeruar ueb-et që nuk ka kontroll mbi to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco