Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Hysni Gurra: Rama i shqetësuar, për herë të parë në 10 vite s'është lajm i parë në media

Hysni Gurra: Rama i shqetësuar, për herë të parë në 10 vite s'është lajm i parë në media

17:57, 07/12/2022
A+ Aa A-

Analisti Hysni Gurra shprehet se prej ditës së djeshme Edi Rama është shfazuar, ka humbur 'shkëlqimin' e njeriut që bënte çfarë donte në media. 

Që nga momenti i goditjes së Berishës nga militanti i PS në protestë, Rama nuk është më lajm i parë në mediat vendase dhe ndërkombëtare, por është katandisur lajm i dytë ose gjysmë lajm, shton Gurra. 

Sipas tij, Rama etiketohet sot si kreu i një regjimi që nuk garanton lirinë e fjalës dhe sigurinë e liderit të opozitës, duke e krahasuar me Vladimir Putinin. 

Postimi
“Shkëlqimi” i njeriut që ka bërë gjithmonë ç’ka mundur në prapaskenë dhe në publik (media) është shfaqur si i ka dash qejfi, ra dje. Jo vetëm ra, po u sfazua komplet. Shqetësimi e ka kapluar aq shumë sa dallohet qartë në postimin që ka bërë sot. Për herë të parë në dhjetë vite ai nuk është lajm i parë në median vendase dhe atë ndërkombëtare, por është lajm i dytë, ose një gjysmë lajm. Edhe aq lajm sa është, është si kreu i një regjimi që nuk garanton lirinë e fjalës dhe sigurinë fizike të kreut të opozitës së vendit. Dy veta ka sot në planet që nuk ia garantojnë opozitës dhe kreut të saj këto dy gjëra, Edi Rama në Shqipëri dhe Vladimir Putin në Rusi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco