Sulmi ndaj Berishës, Balliu: Krim ndaj fjalës së lirë dhe opozitarizmit! Organizim i Edi Ramës...

16:39, 07/12/2022
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv dhunën ndaj Sali Berishës dhe aksionin opozitar.

Balliu deklaroi se ditën e djeshme ndodhi një krim, referuar sulmit ndaj kryedemokratit Berisha. Shefi i Organizimit në PD theksoi se nuk ishte vetëm një krim ndaj Berishës, pasi ky i fundit përfaqëson të vërtetën në politikë dhe interesin kombëtar.

"Ai përfaqëson sot më shumë se kurrë luftën për liri e demokraci. Shqipëria vuan për mungesën e votës, këtë luftë po bën ai, u godit për luftën që po bën për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i Ramës.

Krim kombëtar, ky krim duhet dënuar për standardet që ka cënuar. Duhet dënuar për krimin që i është bërë jo vetëm Berishës por fjalës së lirë dhe opozitarizmit. Askush s’mund ta bënte atë akt pa miratimin dhe ndihmën direkte të Edi Ramës"-tha Balliu.

Klevis Balliu deklaroi më tej se ishte një ngjarje e paralajmëruar ndërsa shtoi se analistët e PS-së kanë thënë kohët e fundit se 6 dhjetori do ishte një ditë lufte, teksa i quajti analiza me porosi të PS-së e cila do të provokonte.

"Në emisionet e natës, analistët e PS dilnin të sigurtë duke artikuluar se 6 dhjetori do ishte një ditë lufte që do kishte një dhunë të jashtëzakonshme.

Pse i bënin këto analiza që vinin me porosi nga PS, ata e dinin se një tentativë e tillë do përdorej nga PS dhe shpresa e tyre ishte që qytetarët nga mërzia t'i turreshin institucioneve të shtetit. Ky ishte i gjithë plani për destabilizimin e të gjithë shtetit.”-tha Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco