Goditja e Berishës me grusht/ Erion Veliaj: Ditë e shkëlqyer për Tiranën

Goditja e Berishës me grusht/ Erion Veliaj: Ditë e shkëlqyer për Tiranën

16:24, 07/12/2022
A+ Aa A-

Për Erion Veliaj, kryebashkiakun në largim të Tiranës, e djeshmja, ku lideri i opozitës Sali Berisha u godit me grusht, ishte një ditë e shkëlqyer. 

Vetëm një njeri me gjak të prishur mund të heshtë përballë një situate të tillë, apo më keq akoma të bëjë atë që bën Veliaj, të duartrokasë veprimin e agresorit. 

Veliaj është i vetmi nga titullarët e shtetit që nuk ka bërë asnjë reagim për atentatin e një dite më parë, apo të shprehë qoftë edhe solidaritetin më minimal për Berishën. 

Kjo provon atë që opozita ka shprehur që një ditë më parë, sulmin e koordinuar ndaj kryetarit të PD. 

Dhe është mirëfilltazi Erion Veliaj ai që nxjerr në pah skenarin e mazhorancës dhe të Edi Ramës, për të goditur Sali Berishën, pikërisht në protestën anti-qeveritare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco