‘Ka dhunë ndaj medias së lirë’, Mediu: Sulmi ndaj Berishës akt kriminal, policia vepron si strukturë e PS

‘Ka dhunë ndaj medias së lirë’, Mediu: Sulmi ndaj Berishës akt kriminal, policia vepron si strukturë e PS

14:00, 07/12/2022
A+ Aa A-

Një ditë pas protestës së opozitës, kreu i Partisë republikane Fatmir Mediu foli në News24 për sulmin ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Mediu u shpreh se ishte një ngjarje e turpshme dhe kriminale.

“E kam ndjekur situatën. Për mua kjo është ngjarjeje kriminale e turpshme dhe skandaloze. Është në vijim të një dhunë që është krijuar në marrëdhëniet në Shqipëri. Kemi një dhunim të të drejtave të qytetarëve, të lirisë së të drejtave për të votuar, blihen votat, dhe kur opozita kërkon të drejtat e saj, policia reagon sikur të jetë strukturë e PS. Kemi rastin me median News24, kemi shkatërrimin e pronës ‘Prestige Reasort’ dhe tashmë me sulmin ndaj Berishës. Nëse bandat kriminale arrijnë deri në këtë pikë do të thotë se ata nuk e njohin, dhe shteti nuk ekziston. Vijmë në një moment kur opozita kërkon të ngrejë ndërgjegjësimin e qytetarëve si edhe të ndërkombëtarëve”, tha Mediu.

Gjithashtu gjatë intervistës theksoi se njerëzit largohen nga vendi pasi nuk gjejnë të drejtën

“Duhet të ketë reflektim të thellë të të gjitha palëve politike edhe nga vetë mazhoranca. Duhet të kuptojnë se nuk janë aty për të sunduar dhe të mos futen në loj137ra për të përçarë. Nëse dje kishte Samit kishim dy shfaqje, njëra tregonte një realitet jashtë asaj që shohim dhe një realitet që dominonte krimi. Ka ardhur një moment pavarësisht debateve, unifikimi duhet të jetë rreth ideve, sidomos me atë pjesë të shoqërisë që është larguar për shkak të pamundësive në vend. Ne duhet të bashkojmë jo vetëm shqiptarët në Shqipëri, pro kudo që janë. Dhe duhet të ndërtojmë një raport të qartë me partnerët. Të ngremë çështjet, por edhe të jemi racionalë”, tha ai, duke shtuar –Kam komunikuar me zotin Berisha duke dënuar edhe aktin. Ai është përgjigjur në mënyrë të një njeriu që e tejkalon veten. Kemi pasur shkëmbime mesazhe të kësaj situate. Këto janë momente të një dhunë verbale që ekziston në Kuvendin e Shqipërisë që inspiron njerëzit e krimit dhe militant që shkojnë në ekstreme të tilla. Kryeministri e ka ndarë rrugën e vet, dhe debatin e shikon si negative, por opozita duhet të ndërtojë polin moral të asaj ç’ka i duhet shoqërisë. Opozita duhet të shohë se sa në batak është shoqëria shqiptare dhe të gjejë momentin për ta tejkaluar atë. Duhet të kuptojmë se edhe ne nuk jemi mbi njerëzit”, tha ai.

Ndër të tjera Mediu u ndal edhe tek reagimet e aktorëve politikë, duke thënë-“Ka qenë një nga momentet, kujtoj momentet e vështira që ka pasur opozita në ’98. Kjo nuk i bën nder Shqipërisë. Duhet të ketë një reflektim të kolegëve të PS. Shpresoj që ka njerëz në politikë që e shohin si akt të turpshëm. Qëndrimi i kryeministrit, detyrë e tij nuk është të bëjë deklarata , port ë krijojë qetësi, në raport me opozitën dhe duhet të shohë se ku është pushteti i tij në raport me liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco