Luan Baçi: Sulmi ndaj Sali Berishës ishte sulm ndaj opozitës

Luan Baçi: Sulmi ndaj Sali Berishës ishte sulm ndaj opozitës

13:27, 07/12/2022
A+ Aa A-

Nga Luan Baçi/

Sulmi ndaj Sali Berishes, nuk ishte sulm ndaj një individi, as sulm ndaj një anëtari të parlamentit, as sulm ndaj një politikani, siç shprehen disa ndërkombëtarë dhe disa individë, që vetëquhen

"opozitë zyrtare"!

Lejini broçkullat!

Sulmi ndaj Sali Berishës ishte sulm ndaj opozitës, sulm ndaj Partisë Demokratike, sulm ndaj të gjithëve ne, sulm ndaj fjalës së lirë, sulm për ti mbyllur gojën opozitës dhe për të mbajtur gjallë frikën, që keni mbrujtur në këto vite tek të gjithë qytetarët!

Sali Berisha, nuk është thjesht, anëtar i parlamentit shqiptar, as thjesht një politikan, aq me pak një individ, siç shprehen ca "paterica" të pushtetit gjoja me keqardhje dhe me fjalor gjithëpërfshirës prej udhëheqsash!

Sali Berisha, për kujtesë të atyre, që sulmin ndaj tij e quajnë si sulm ndaj një anëtari të parlamentit, është ish kryeminister, ish president, kryetar i partisë së parë antikomuniste, Partisë Demokratike, lider i opozitës Shqiptare sot!

Sali Berisha nuk doli në protestë i vetëm, nuk ishte për veten e vet, Sali Berisha është përfaqësim, është institucion është kryetari i Partisë Demokratike!

Kur flet Sali Berisha, fjalët e tij janë fjalët e qindramijera shqiptarëve, që nuk kanë mundësi të flasin!

Boll më me broçkulla!

Shqiptarët nuk ju degjojnë më!

Keni sulmuar dhe provokuar qindramijra qytetarë shqiptarë jo Sali Berishën, zëmërimi i tyre një ditë do të bëj që të paguani siç e meritoni!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco