Meta: I marrë peng nga bandat kriminale, populli i shqiponjave do t'i tregojë vendin Ramës

Meta: I marrë peng nga bandat kriminale, populli i shqiponjave do t'i tregojë vendin Ramës

18:05, 06/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat pasditen e sotme komentoi dhunën ndaj kryedemokratit Sali Berisha në protestën në bulevard. Ilir Meta tha se kemi të bëjmë me një atentat mafioz të orkestruar nga Edi Rama.

Sipas Ilir Metës duhet të organizohemi të gjithë për t’i treguar vendin një krimineli si Rama i cili është marrë peng nga grupet kriminale.

Meta tha se Rama kërkon të zhbëjë Shqipërinë dhe shqiptarët ndërsa shtoi se jemi një popull shqiponjash dhe Rama këtë do ta mësojë shumë mirë dhe shumë shpejt.

"Të organizohemi t'i tregojmë vendin këtij krimineli të marrë peng nga grupet kriminale që kërkon të zhbëjë Shqipërinë e shqiptarët dhe do që t'i përzërë ata. Ne jemi një popull shqiponjash dhe ai të jetë i sigurt dhe do e mësojë shumë mirë dhe shumë shpejt."-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco