PDIU: Dënojmë sulmin ndaj Berishës! Produkt i luftës politike që nxit përçarje

PDIU: Dënojmë sulmin ndaj Berishës! Produkt i luftës politike që nxit përçarje

16:40, 06/12/2022
A+ Aa A-

PDIU ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për dhunën ndaj liderit të PD-së, Sali Berisha teksa marshonte në protestë.

PDIU shprehet se sulmi ndaj ish-kryeministri Sali Berisha është një akt tronditës për politikën shqiptare.

Sakaq, PDIU shton se dënon me forcë aktin e sotëm të goditjes për shkak të detyrës të kryetarit të opozitës.

Reagimi i PDIU
Dhuna e sotme ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe kryetarit të opozitës Dr.Prof. Sali Berishës akt tronditës për politikën shqiptare.

PDIU dënon me forcë aktin e sotëm të goditjes për shkak të detyrës të kryetarit të opozitës, Dr.Prof. Sali Berisha. Ky akt është produkt i luftës politike të paprecedentë që nxit dhunë dhe përçarje.

Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend.

Organet e drejtësisë duhet të kryejnë të gjitha hetimet dhe të zbardhin e të dënojnë motivet e vërteta dhe personat përgjegjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco