Berisha: Qeveria e kishte bërë gati aktin mjekësor, për të justifikuar një agjent të policisë kriminale

15:23, 06/12/2022
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se e kishte bërë gati aktin mjekësor për të mashtruar, për të justifikuar një agjent të policisë kriminale.

Në konferencën në selinë e PD, Berisha thekson se kjo nuk dëshmon asgjë tjetër, përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar, për të  justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Ramës.

Berisha: Këtu thuhet, dëgjoni se është një gjë shumë interesante.  Vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo që ti nevojitet, por ky vërtetim mjekësor miqtë e mi nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë, thotë se ky, mund të jetë i vitit 2018, mbasi thotë u paraqit në klinikën tonë në 10 janar 2018. Por shumë i çuditshëm vërtetimi sepse thotë gjithashtu se, episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike dhe pasi mori ndihmën e parë u rikthyer në shtëpi i qetësuar.

Pra ju e kuptoni se kjo nuk dëshmon asgjë tjetër, përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar, për të  justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco