Berisha: Sot zotohemi se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri

Berisha: Sot zotohemi se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri

14:04, 06/12/2022
A+ Aa A-

Kreu i selisë blu, Sali Berisha është zotuar para protestuesve demokratë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri.

Berisha u bëri thirrje edhe udhëheqësve politikë të Europës, se Edi Rama është i padenjë të qëndrojë në atë samit, pasi Shqipëria është në rrezik të vërtetë ekzistencial.

Ndaj nga ky shesh, të zotohemi ne se pa votën e lirë, nuk ka dhe nuk do ketë stabilitet në Shqipëri.

Ju ftoj të brohorasim: poshtë stabilokracia dhe vota e vjedhur, rroftë vota e lirë.

U them udhëheqësve politikë të Europës, se Edi Rama është i padenjë të qëndrojë në atë samit.

Shqipëria është në rrezik të vërtetë ekzistencial. Këto kohë të gjithë jeni dëshmitarë se si shqiptarët pas 31 viteve u shfaqën kanaleve të La Manshit duke kaluar sirianë dhe afganë dhe kryeministri i Shqipërisë fajësoi qeverinë britanikë.

Por kjo është vetëm maja e dramës së shpopullimit. 740 mijë shqiptarë kanë emigruar gjatë kësaj qeverisje, mbi 500 mijë janë të rinj dhe fëmijë.

Cila është e vërteta? Çfarë do të thotë kur shkollat mbyllen, kur bizneset ulin qepenat?

Kombi po ikën, po i vjedhin të ardhmen e tij. Nuk është e nevojshme të jem mjek për të kuptuar që këto shifra flasin për një trup në vdekje e sipër. Mbi shqiptarët po bëhet spastrim etnik në proporcionet e një gjenocidi. Shqipëria është në rrezik, ne do e shpëtojmë atë’, u shpreh Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco