Irfan Hysenbelliu: Linda Rama qante, e punësova unë tek Ylli Çabiri

Irfan Hysenbelliu: Linda Rama qante, e punësova unë tek Ylli Çabiri

20:54, 04/12/2022
A+ Aa A-

‘Nuk është vetëm hakmarrje mediatike, por edhe personale’ kështu u shpreh në nisje të intervistës që dha në televizionin e familjes së tij Irfan Hysenbelliu duke iu referuar shkatërrimit të ‘Prestige Resort’ në Golem.

I tronditur nga shpërthimi i godinës, Hysenbelliu ka bërë disa deklarata të forta, ku nuk kurseu as familjarët e Edi Ramës. Pasi tha se fëmijët e tij i kishte këshilluar të iknin nga Shqipëria, Hysenbelliu pati një mesazh edhe për fëmijët e Edi Ramës.

‘Nuk dua që fëmijët e tij, fëmijët e tij, të kenë këto lot, apo gruaja e tij të ketë lot, siç i ka familje ime dhe nusja ime’ - tha pronari i ish-resortit Prestige.

Në fjalët e tij, Hysenbelliu nuk kurseu as Linda Ramën. Tha se me të kishte pasur njohje të hershme dhe kujtoi kohën kur ajo qante dhe i kërkonte të shkonte tek Ylli Çabiri.

‘Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë.

E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri i kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur’.

Një akuzë e fortë ishte ajo për mënyrën se si Edi Rama i merr vendimet për PPP dhe kullat.

‘Ky i jep PPP me një copë letër, 300 milion euro, një milliard euro, nuk e ka problem. Ky ta jep kullën sa të duash, në dy sekonda ta jep. Në dy sekonda’ - u shpreh Hysenbelliu, që u shfaq i emocionuar gjatë intervistës. ‘Nuk i besoj syve për atë që ndodhi, nuk e shifja as News dot’ - u shpreh ai duke e quajtur ‘të dhimbshme’ atë që ndodhi me investimin e tij. /Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco