‘Dhe shamia e Ramës vlen më shumë’, pensionistët për shpërblimin: S’ka festë me 5 mijë lekë

‘Dhe shamia e Ramës vlen më shumë’, pensionistët për shpërblimin: S’ka festë me 5 mijë lekë

16:18, 03/12/2022
A+ Aa A-

Shpërblimi prej 5 mijë lekësh këtë fund viti për shumë pensionistë është i pamjaftueshëm. Ata thonë se festa mbetet luks ne kushtet e rritjes se cmimit te  ushqimeve dhe ilaҫeve.

Rritja e çmimeve të të gjitha produkteve bazë, bën që shpërblimi i Qeverisë të jetë i pamjaftueshëm për pensionistët.

“Ҫfarë janë 5000 lekë, asgjë s’janë. Nuk mjaftojnë.

Një fatkeqësi, bota marrin nga 100 €, kurse neve na jep 5000 lekë. Ҫfarë do të blesh me ato, por hajt, bereqaves.

Me 5000 lekë… Edi Rama dhe shamitë që blen i ka më të shtrenjta. Ti vijë turp se s’kemi me ҫfarë të jetojmë,” thonë të moshuarit.

Me 5 mijë lekëshin nuk mund të blejnë as ilacet për shkak të shtrejntimit

“Do të lajmë borxhet. Po ilaҫet, sa janë?! Të shkosh të blesh ilaҫet në farmaci shkojnë në 5000-6000 lekë.

Me ironi thonë që me aq para mund të marrin gjithҫka.

“Të gjitha të mirat do ti bëjmë,” thotë një i moshuar.

Ka nga ata që kërkojnë nga qeveria që të rrisë ndihmat sociale dhe punësimin.

“Bëhet fjalë për punësim, jo për 5000 lekë,” thotë një qytetar.

Shpërblimin prej 5 mijë lekësh e përfitojnë dhe personat me aftësi të posaçme, për të cilët ndihma është papërfillshme./ Oranews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco