Pollo: Ngatërresa 'Ballkan Hapu' lipset të kundërshtohet më fort nga politikanë maqedonas e serbë!

Pollo: Ngatërresa 'Ballkan Hapu' lipset të kundërshtohet më fort nga politikanë maqedonas e serbë!

13:57, 03/12/2022
A+ Aa A-

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas e serbë, apeloi politikani shqiptar Genc Pollo në Shkup, gjatë konferencës së Lëvizjes Paneuropiane. “Procesi i Berlinit është udhë europiane  për të gjitha shtetet e rajonit që bashkon e nuk përçan.”

Pollo pu referua qëndrimit refuzues të Parlamentit Europian para një jave ndaj kësaj nisme të cilësuar nga rezoluta e Strasburgut si joeuropiane.

Pollo mori pjesë  si kryetar i Paneuropës shqiptare përkrah eurodeputetit austriak Lukas Mandl, homologut maqedonas  Andrej Lepavcov dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Paneuropës Ndërkombëtare, Pavo Barisiç.

Ai theksoi gjithashtu se është e papranueshme që turma serbësh në Austri e gjetkë të bllokojnë rrugët duke thirrur “vdekje shqiptarëve” vetëm se Serbia u mund nga Zvicra në futboll.

Faji e përgjegjësia është tek regjimi i Vuçiçit me propagandën shtetërore të bazuar në urrejtjen etnike pasi dështuan me spastrimin etnik dy dekada më parë.

Pollo kujtoi se Parlamenti Europian kërkoi ndërprerjen e negociatave me Serbinë deri kur Beogradi të adoptojë sanksionet anti- Putin të Bashkimit Europian.

Ai u shpreh se shpresonte që Komisioni Europian dhe shtetet anëtare të BE të mbanin të njëjtin qëndrim ndaj këtij regjimi gati putinian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco