Vjedhja 2.2 miliardë euro/ Berisha akuzon edhe Xhaçkën dhe Strakoshën

Vjedhja 2.2 miliardë euro/ Berisha akuzon edhe Xhaçkën dhe Strakoshën

13:12, 02/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal sërish edhe te çështja e vjedhjes nga Amant Josifi dhe Olsi Rama.

“Së fundmi, unë këtu kam dalë disa herë para jush, kam dalë disa herë për vjedhjen e 2.2 miliardë eurove nga rrjeti i Amant Josifit.

2.2 miliardë të vjedhura nga ortaku i Edi Ramës. Me dokumente. Edi Rama ka qenë ortak me Amant Josifin.

Amant Josifi, i mbuluar politikisht nga Edi Rama dhe Olta Xhaçka, se ka qenë këshilltar i saj.

Në të gjithë mafiozitetet e tij, Amanti ka pasur notere Natasha Xhaçkën, mamanë e ministres.

Truri i kësaj vjedhje të madhe është Olsi Rama, bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe jo më pak, Pranvera Strakosha.

Natasha dhe Pranvera, që ta dini ju, kanë qenë në ndjekje penale për adaptime, mafie e adaptimit të fëmijëve. Por strumbullar është qeveria në këtë aferë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco