Berisha, thirrje pronarit të ri të ABC News: Mos u bëj altoparlant i Ramës

Berisha, thirrje pronarit të ri të ABC News: Mos u bëj altoparlant i Ramës

12:58, 02/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se kjo është media e tretë që po asgjëson Edi Rama. Berisha rezervoi edhe një mesazh për pronarin e ri të ABC Neës.

“Kjo është media e tretë që Edi Rama po e asgjëson.

Asgjësoi TV Orën, e konfiskoi. Ka çuar aty, një nga figurat më të zeza të historisë së këtij vendi, Arapin e Zi, Farudinin e Zi. Dhe dikton çdo gjë. Pa asnjë bazë, pa asnjë fakt. Pavarësisht se ekspertët faktojnë se të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga burime të qarta, ky thotë të kundërtën.

Një media tjetër, e detyroi të shitet aty ku deshi. Por unë i bëj thirrje atij pronari, dhe u bëj thirrje pronarëve të ABC që të ruajnë integritetin e medias së tyre, sikundër i bëj thirrje pronarit, që nëse do e shndërrosh në altoparlant të Endri Fugës dhe Edi Ramës, do përballesh me pasoja shumë serioze.

Në një kohë gjashtëmujore ai vendos nën terror tri media, që informonin dhe përbënin rrjete anti-censurë. Nuk them se kanë pasur politika editoriale në favorin tonë, por censurën nuk e pranojnë. Dhe këto ishin një garanci për anticensurë. Këto dhe jo mediat kombëtare ishin garanci për anticensurë. Siç janë portalet një garanci për anticensurë.

Fjala e lirë po pëson ditët më të zeza që nga koha e diktaturës,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco