6 dhjetori/ Flamur Gashi: Deklarata e policisë e pasaktë, protesta nuk mund të ndalohet

18:22, 30/11/2022
A+ Aa A-

Politologu Flamur Gashi thotë se protesta e 6 dhjetorit nuk mund të ndalohet nga policia. 

Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Gashi iu referua deklaratës së drejtorit të Policisë së Tiranës, të cilën e quajti të pasaktë dhe në kundërshtim. 

Sipas tij, neni që i referohej drejtori i policisë është shfuqizuar, duke shtuar se për protestën organizatorët njoftojnë dhe nuk marrin leje. 

Ai shton se mbarëvajtja e protestës është detyrë për qeverinë. 

Flamur Gashi: Opozita nuk i ka kërkuar leje, e ka njoftuar që do të bëjë protestë. Dhe në fjalitë pasrendëse thotë, 'kërkesës tuaj', nuk ka kërkesë, ka informim. Është në kundërshtim e gjithë deklarata e policisë. Edhe referencën ligjore e ka të gabuar, ai nen ka rënë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka lejuar protestat në BE, nuk ndalohen, përkundrazi sigurohen protestat, sigurohen edhe pjesëmarrësit e Samitit, por sigurohet edhe protesta. Nuk ka asnjë rrezik për sigurinë. Në çdo vend që janë mbajtur samitet e BE gjithmonë ka patur protesta. Dta 6 është datë shumë e bukur, dy ngjarje madhore për Shqipërinë, mbajtja e Samitit dhe protesta. Nëse do të mbahej Samiti pa protestën, do të ishte gjë e vakët dhe pa kuptim. Samiti dhe protesta i japin vërtetë ngjyra europiane Shqipërisë dhe tregon që njerëzit kanë të drejtën e protestës, të informacionit dhe ndërkombëtarët shohin si është situata këtu. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco