Arkitekti Maks Kola prezanton kandidaturën në primaret e PD për Bashkinë e Lezhës

Arkitekti Maks Kola prezanton kandidaturën në primaret e PD për Bashkinë e Lezhës

14:16, 27/11/2022
A+ Aa A-

Arkitekti Maks Kola ka prezantuar kandidaturën e tij në primaret e PD për Bashkinë e Lezhës.

Në fjalën e tij nga selia blu, Kola theksoi se ka bindjen se do ta rimarrim Bashkinë vetëm me përfshirjen e çdo anëtari dhe simpatizanti të Partisë Demokratike, që nga themelimi i Degës Lezhë.

Kola: Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, të nderuar lezhjanë!

Unë jam Maks Kola. Arkitekt dhe Urbanist ne profesion, prej vitesh pjesë e trupës akademike pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Katedra e Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Së bashku me bashkëshorten vijmë nga dy tradita të konsoliduara, ku familja është institucioni më i rëndësishëm, e sot, të dy bashkë jemi të lumtur që me mund, punë e përkushtim shumëvjeçar, ia kemi dalë të ndërtojmë në Lezhë, baza dhe vlera solide ku po rrisim 3 fëmijët tanë të mrekullueshëm të cilët na kanë motivuar në gjithçka që ne bëjmë në jetë, duke përfshirë, pa diskutim, suksesin në profesionet tona.

Si një i djathtë tradicional, gjithmonë kam besuar dhe besoj se ne si shoqëri, nuk do mund të dalim asnjëherë nga spiralja e abuzimit me pushtetin, korrupsionin, ç’nderimin dhe diskreditimin e nëpunesit dhe shërbëtorit publik, pa u mbështetur fort tek ato vlera që përfaqesojnë boshtin e përkatesisë tonë ideologjike të djathtë, që janë dinjiteti, familja, tradita, morali dhe respekti ndaj tjetrit, si dhe shenjtëria e ligjit dhe shërbimit ndaj interesit publik.

Bazuar në këto bindje, duke e konsideruar si një përgjegjësi morale ndaj të gjithëve si dhe i nxitur nga propozimi i shumë miqve intelektualë të qytetit tonë, profesionistëve të ndryshëm, njerëzve aktivë në biznes dhe në politikën lokale, kryetarë seksionesh dhe grupseksionesh, kam vendosur të kandidoj në Primaret e PD, Dega Lezhë.

Të dashur miq,

Jam mbështetës i Partisë Demokratike prej një jete dhe anëtar the saj për më shumë se 20 vite.

Kam bindjen se të gjithë ne që ndajmë këtë histori të përbashkët, kemi motiv për t’u ndjerë krenarë për çfarë kemi bërë për Lezhën, si dhe çfarë kemi bërë për vendin.

Ne kemi mbajtur peshën e madhe të opozitës së vështirë të këtyre viteve.

Kemi mbushur sheshet, kemi sakrifikuar kohën me familjen dhe të dashurit tanë, punën, planet dhe projektet, për t’i shërbyer vendit dhe lartësuar gjithmonë Partinë Demokratike.

Kjo është një histori e lavdishme që ndriçon atë se nga vimë, por mbi të gjitha ku po shkojmë dhe çfarë do të bëjmë të gjithë së bashku, me fitoren e Bashkisë Lezhë, në zgjedhjet lokale të ardhshme.

Unë, kam bindjen se do të mund të rimarrim Bashkinë vetëm me përfshirjen e çdo anëtari dhe simpatizanti të Partisë Demokratike, që nga themelimi i Degës Lezhë.

Detyra ime do të jetë para së gjithash: t’i japim zë të harruarve, të padëgjuarve, çdo personi, çdo historie, çdo të riu dhe të reje, çdo simpatizanti, çdo ekzistence në familjen tonë politike, në mënyrë që të respektohet, brenda mundësive tona, çdo kontribut.

Kjo është e vetmja rrugë për të arritur fitoren.

Unë prezantohem para jush me të gjithë eksperiencën time 20 vjeçare si Arkitekt dhe Urbanist në Qarkun Lezhë, me integritetin tim personal, dhe si anetar i Partisë Demokratike me bindjen se kjo do t’i shërbejë Bashkisë Lezhë dhe qytetarëve të saj më shumë se asnjëherë.

Me këtë vetëdije, ju kërkoj mbështetjen tuaj në këtë garë të brendshme, duke marr përgjegjesinë para jush, për fitoren e Bashkisë Lezhë, si një detyrim pas asaj ç’ka ndodhi në zgjedhjet e vitit 2019, dhe me premtimin për korrigjimin e çdo padrejtësie ndaj demokratëve të Lezhës.

Bashkë për fitoren e Bashkisë Lezhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco