Lajmi i fundit

LIVE/ Administrata shqiptare derdhet në Athinë, nis takimi i Ramës me emigrantët

SYRI TV/ Prezantohen kandidatët e primareve në Vlorë: Hysni Sharra, Alta Haluçi dhe Nada Daullja

13:34, 27/11/2022
A+ Aa A-

Tre kandidatët e Partisë Demokratike për primaret në Bashkinë e Vlorës, u prezantuan zyrtarisht përpara anëtarësisë në këtë qytet.

Hysni Sharra, Alta Haluci dhe Nada Daullja do të përballen në 4 dhjetor me votën e anëtarësisë, ku më pas një prej tyre do të përzgjidhet dhe si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vlorës.

Gjatë prezantimit, të tre kandidatët vunë theksin te pakënaqësia e rritur në qytet, për shkak të premtimeve të pambajtura nga qeverisja socialiste e pushtetit lokal, por dhe atij qëndror.

Në prezantimin e tre kandidatëve të Partisë Demokratike për primaret e Bashkisë Vlorë, ishin të pranishëm dhe drejtuesi politik i këtij qarku, Bujar Leskaj dhe deputeti Fatjon Veizaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco