Berisha: Akti më makbethian i Ramës ishte grabitja e kreut të opozitës

Berisha: Akti më makbethian i Ramës ishte grabitja e kreut të opozitës

12:44, 26/11/2022
A+ Aa A-

I pyetur se përse nuk e përjashton Enkelejd Alibeajn, kryetari demokrat, Sali Berisha tha:

“Pyetja është normale, por ne hoqëm nga statuti nenin e përjashtimit me besimin më të madh se procesi në të cilin po kalonte PD, se në këtë proces duhet të dominonin përpjekjet për ribashkimin e të gjithë kontributorëve, investitorëve, aksionerëve politikë të kësaj partie.

Jo vetëm nuk kemi nen përjashtimi, por kemi një nen që autorizon cilindo që nuk bie dakord me kryetarin, të krijojë fraksion brenda kësaj partie.

Ne i ndjekim, mirëkuptojmë. I dashur demokrat, ju i shikoni vetë zhvillimet se çfarë dalin njëra pas tjetrës, super-skandalet e atij që besimin tonë për 8 vite e kishte varur në gozhdën e Edi Ramës. Dhe kishte vendosur njëlloj si ai të pasurohej në mënyrën më të paligjshme në një seri aferash si është ajo e Durrësit.

Ajo që mund të themi se opozita e vërteta e pamohueshme pësoi një infeksion të rëndë dhe akti absolutisht më makabër, armiqësor, makbethian i Ramës pas grabitjes së votës, është grabitja e kreut të opozitës shqiptare në mënyrën më mafioze, më të rëndë, papranueshme.

Ndaj ta marrim si një proces këtë, të tregojmë durim, janë qytetarët që e shohin për kë punon secili, kush mbron interesat e kush është i emëruar. Në fund të këtij procesi ne do kemi fitoren që meritojmë, kurse të tjerët do marrin atë vend që u rezervon historia bukëshkalësve, pengjeve etj”.

Berisha sqaroi edhe tre veprimet që do ndërmarrin kundër mega-aferës së Portit të Durrësit.

“Problemi me Portin e Durrësit, për të cilin u votua që të vidhet mesnatën e të enjtes që kaloi, është një problem madhor. Së pari, ne kemi dërguar në Kushtetuese marrëveshjen. Së dyti do krijojmë një Komision Hetimor. Së treti do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format. Së fundmi, u bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere. Asgjë nuk dihet t’i joshë ata për të investuar, për t’u mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

E vrteta shqeto26/11/2022 17:03

Akti më i shëmtuar është shpopullimi 30 vjeçar i shqiptarëve. Filloi me piramidat financiare, vazhdoi me ato universitare, pastaj papunësi, korrupsion, nepotizëm, militantizëm, shkërdhatokraci. Diploma pa vlerë, punët vetëm për miqtë dhe ata që paguajnë rryshfet. Të tjerë ose në call center ose emigrim. Edhe kur na pushtuan turqit osmanë nuk u shpopulluam kështu. Klasa politike shqiptare është treguar më e keqe se pushtuesit. Një tufë hajdutësh të paskrupuj, mashtruesa, bastardë.

Direkt n riedukim26/11/2022 16:56

Më 6 dhjetor jepet vendimi për vulën, që do i kalojë AliBashës. Primaret zyrtare dalin pilaf me miza. Kandidatët e primareve do trasferohen te shtëpia e lirë e Likes. Ku ishte , asgjëkundi, ça bëre , asgjësendi, lojë idiote komplet.

Shto koment

Denonco