Berisha: Fondet e tërmetit u përdorën për korrupsion dhe vjedhje zgjedhjesh

Berisha: Fondet e tërmetit u përdorën për korrupsion dhe vjedhje zgjedhjesh

12:25, 26/11/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se fondet për tërmetin e 26 nëntorit u përdorën për korrupsion dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

“Sot, pas tre vitesh, problemi i fondeve të tërmetit është shndërruar në një nga mega-aferat më të mëdha të korrupsionit. Është e vërtetë që në Laç janë ndërtuar ndërtesa nga qeveria turke dhe u jam mirënjohës, por në fakt qeveria i ka përdorur ndihmat për dy qëllime.

Qëllimi i parë ka qenë të vjedhë, dhe në këtë kontekst, çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë për tërmetin, ka kushtuar të paktën pesë herë më shtrenjtë se një ndërtim i bërë nga autoritetet turke apo donatorët e tjerë.

Së dyti, i përdori ato për të blerë votat në mënyrën më kriminale. Vetëm në muajin prill 2021, kjo qeveri shpërndau 91 milionë euro për tërmetin. Kurse në tre muajt e tërmetit, ajo shpërndau për militantët e saj, 160 milionë euro.

Megjithatë duhet thënë se sot janë qindra e mijëra familje që jetojnë te të afërmit e tyre apo në kontejnerë. Histori korrupsioni, vjedhje dhe paaftësie dëshmoi ky tërmet,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco