Blushi: Një Qeveri që vjedh edhe fondet për emergjencat, s’e meriton më atë detyrë!

Blushi: Një Qeveri që vjedh edhe fondet për emergjencat, s’e meriton më atë detyrë!

11:56, 26/11/2022
A+ Aa A-

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përkujtoi sot 51 viktimat e tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit 2019 dhe akuzoi qeverinë për vjedhjen e fondeve të rindërtimit, vjedhja nga e cila sot kanë mbetur ende pa strehim, qindra familje në të gjtihë vendin.

“Tre vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, nderojmë sot kujtimin e 51 qytetarëve që humbën jetën – shkroi Blushi në Fb - dhe falenderojmë me mirënjohje Kosovën dhe të gjitha vendet mike e partnere për solidaritetin dhe ndihmat e pakursyera.

Për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë sot ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jocilësore ku janë strehuar të prekurit. Një Qeveri që vjedh edhe fondet për emergjencat, ndihmat e vendeve mike, si dhe braktis qytetarët më në hall, nuk e meriton asnjë ditë të qëndrojë në detyrë!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco