Në 3-vjetorin e tërmetit shkatërrues, Hohmann: Bashkimi Evropian është këtu për të vazhduar t’ju mbështesë!

Në 3-vjetorin e tërmetit shkatërrues, Hohmann: Bashkimi Evropian është këtu për të vazhduar t’ju mbështesë!

09:13, 26/11/2022
A+ Aa A-

Sot, më 26 nëntor, mbushen tre vjet nga tërmeti që goditi dhe tronditi Shqipërinë. Në përkujtim të asaj dite dhe të gjithë zhvillimeve që erdhën më pas, ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, i ka përcjellë një mesazh me video, qytetarëve.shqiptarë: “Sot, 3 vjet pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë , me krenari themi se falë mbështetjes së BE-së kemi shkolla të reja të rindërtuara me standardet e BE-së dhe qendra historike të rikthyera në shkëlqimin e tyre të plotë”.

E më tej, ambasadorja Hohmann ka bërë gjithashtu edhe një premtim: “Jam këtu për t’ju bërë edhe një premtim: Bashkimi Evropian është këtu për të vazhduar t’ju mbështesë, por edhe për t’ju ndihmuar të ndërtoni të ardhmen tuaj në Bashkimin Evropian”.

Ndiqeni të plotë mesazhin e saj me video:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 26/11/2022 09:36

Faleminderit, ambassadore! Fal BE-se , gremina eshte me afer!!!!

Shto koment

Denonco