Ambasadorja e BE dhe Bardh Spahia në Obot: Program ndihme për zonat e prekura

16:07, 25/11/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann ka vizituar ditën e sotme Obotin së bashku me kryebashkiakun e Shkodrës, Bardh Spahia, pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

Mësohet se Hohmann dhe Spahia janë takuar me administratorin e Anës së Malit, Arben Ceni dhe banorët e zonës të cilët kanë pësuar dëme nga reshjet e shumta.

Christiane Hohmann tha se BE do t’iu gjendet pranë qytetarëve ndërsa shtoi se janë një sërë programesh që shkojnë përtej qytetit.

“BE është këtu. Jemi këtu për t ju ndihmuar. Jemi në Shkodër për të parë situatën. Jemi për të folur për mbrojtjen e këtyre familjeve. Ndihmat bëhen përmes komunikimeve me qeverinë. Janë një sërë programesh që shkojnë përtej qytetit, për turizmin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Sa herë ka ndryshim të kushteve të investimit, ka ndryshim të granteve për investime, atëherë kjo anullohet. Por, kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për tu bërë.”- Hohmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco