Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTOLAJM/ Auditoret bosh: Pedagogët lajmërojnë grevën e urisë

FOTOLAJM/ Auditoret bosh: Pedagogët lajmërojnë grevën e urisë

09:45, 01/11/2022
A+ Aa A-

Nuk ka rrugë tjetër veç grevës së urisë.

Pasi protestuan për dy javë të tëra me radhë, në kushtet e shpërfilljes totale nga ana e qeverisë, pedagogë të universiteteve në Tiranë e rrethe kanë vendosur që të ngujohen.

Ata i kanë lënë afat qeverisë për një përgjigje deri nesër në orën 16:00. Në të kundërt, do të futen në grevë urie pa afat.

Deri tani, qeveria ka refuzuar plotësimin e kërkesave duke vendosur rritje me vetëm 15%, 8% të së cilës ua ngarkon vetë universiteteve. Deri tani vetëm dy universitete, ai i Tiranës dhe i Mjekësisë, kanë zbatuar urdhrin e qeverisë, ndërsa të tjerat jo. Sidoqoftë, pedagogët e kanë refuzuar këtë 15 për qindësh, pasi janë të mendimit që tarifat e studentëve, i vetmi burim i universiteteve duhet të shkojë në dobi të këtyre të fundit dhe jo të përdoret për paga.

Kurse agjencia LSA sjell këto foto që tregojnë auditoret bosh nëpër universitetet e Tiranës.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco