Mashtrimi/ Manjani: Sharësi më i madh i kullave është vetë Erion Veliaj

Mashtrimi/ Manjani: Sharësi më i madh i kullave është vetë Erion Veliaj

09:27, 01/11/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Erion Veliaj, në përpjekje për t’i bërë bisht pyetjes përse e hëngri premtimin e tij të vetëm, bërë rregullisht në media në vitin 2015, se "sa të jem unë nuk do ndërtohen kulla", thotë se "ata që shajnë kullat, jetojnë vetë në to ose kanë zyrat".

Sigurisht nuk vlen shumë tjerrja e piruetave të tij mediatike, sepse ai rren ditë e natë e më shumë se çdo rrenc tjetër. Por është e udhës t’i themi Erionit se:

1. Sharësi më i madh i kullave është ai vetë. Ishte ai që premtoi se nuk do lejonte kullat që ua shpifin jetën njerëzve. 

Tani, nisur nga pohimi i tij, duhet vetëm të na thotë në cilën kullë ka shtëpinë dhe në cilën ka zyrën private të tij?

Mos u çudisni që edhe vetëdenoncohen këta! 

Janë qelbur në pushtet dhe nuk e llogarisin më lidhjen logjike të pohimeve publike me domethëniet e tyre.

2. Sa për zyrat,  Erioni i di si vende ku luhen me lojëra, se helbete nuk ka asnjë zanat në këtë jetë se nuk e ka haberin se si mbahet një zyrë e një NIPT.

Imagjinojeni këtë njeri jashtë politike. Vdes për bukë se nuk di të bëjë asnjë punë. As fiq nuk di të shesë, lere ç'thotë. Edhe politikën e di që është rrenë...

A di dikush një tezë politike, program apo ide që është e Erion Velisë?! 

Unë jo për vete.

Di që çdo fjalë e ka rrenë me ose pa bisht, sipas rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco