Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

VIDEO/ Gert Bogdani sqaron foton me Mirel Mërtirin e inceneratorëve në Zimbabve

22:38, 31/10/2022
A+ Aa A-

Gert Bogdani ka sqaruar në Çim Peka Live, foton me biznesmenin e inceneratorëve, Mirel Mërtiri, i shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e djegësave, në Zimbabve. 

Bogdani shprehet se nuk ka asnjë lidhje ekonomike me biznesmenin në kërkim, por se ka marrë pjesë në një forum ekonomik, ku është gjendur edhe biznesmeni i lartpërmendur. 

Pjesë nga intervista në Çim Peka Live

Ambrozia Meta: Në media është publikuar një foto e juaj së bashku me Mirel Mërtirin, një nga të kërkuarit e aferës së inceneratorëve dhe me një zyrtar të lartë në Zimbabve i cili është i akuzuar për korrupsion. Çfarë e lidh Gerti Bodganin me Mirel Mërtirin dhe cila ka qenë arsyeja e vizitës dhe atij takimi në Zimbabve?
Gert Bogdani: Asgjë më tepër seç e lidh me çdo biznesmen dhe funksionarë që kam takuar, kam foto nëpër botë, jo vetëm në Zimbabve por vende të ndryshme të botës, kur kam marrë pjesë në vizita forumesh ekonomike për shkëmbime biznesi, me biznesmenë nga Izraeli, Spanja, Polonia, Austria, Gjermania dhe Shqipëria. Pak por e sigurt, asnjë lidhje ekonomike dhe interes ekonomik. Gjë që është e qartë nga gjithë ai hetim i SPAK, nga gjithë ai hetim që është nga Komisioni Hetimor Parlamentar ku emri im nuk përmendet dhe nuk do të përmendet sepse nuk ka asnjë interes ekonomik. Dhe ua thash, vendimi i parë si kryetar i bashkisë Tiranë do të jetë pikërisht anulimi i atij urdhri abuziv të Erion Velisë. Dhe uroj që SPAK ta çojë deri në fund atë hetim dhe përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco