Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Alimehmeti: Veliaj rriti taksat e ndërtimin, një çift i ri s'blen dot shtëpi! Minoi familjen, shpopulloi vendin

21:20, 24/10/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka rritur taksat për ndërtimin dhe një çift i ri nuk blen dot një shtëpi.

Sipas tij, taksat e reja, nga 4 për qind e vlerës së ndërtimit ka shkuar në 7 për qind të vlerës së shitjes. Alimehmeti theksoi se kemi një rritje 10 fish më shumë.

"Taksa e ndërtimit ka qenë 4 për qind e vlerës së ndërtimit dhe tani ka shkuar në 7 për qind të vlerës së shitjes. Para kësaj, një çift i ri me rroga standarde ka pasur mundësinë të merrte një kredi, të blinte një shtëpi.

Me këto taksat e reja, 10 fish e së parës, 4 për qind e vlerës së ndërtimit me 7 për qind të vlerës së shitjes, fsheh faktin që është 10 fish më shumë. Në zonat qëndrore nuk kanë shans fare. Kësaj familjes ja bën të pamundur të blejë shtëpi."-tha Alimehmeti.

Më tej ai deklaroi se që në fillim është minuar familja ndërsa theksoi se problem i madh mbetet shpopullimi.

"Duken thjesht gjëra të vogla dhe shifra, minohet shtresa e mesme. Që në fillim e mendojmë veten si të varfër. Kjo familje do mendojë të largohet nga Shqipëria."-tha Alimehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco