Meksi: S’ka dyshime se Learin e vrau policia! Ardi Veliu manipuloi provat edhe për Klodian Rashën

18:44, 24/10/2022
A+ Aa A-

Avokati Redon Meksi i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, ka folur në lidhje më vdekjen e Lear Kurtit i cili u shpreh bindshëm se vdekja e 32-vjeçarit erdhi nga policia e shtetit.

Duke sjellë në vëmëndje rastin e Klodian Rashës, Meksi shprehet Ardi Veliu po vepron të njëjtën gjë edhe me Lear Kurtin duke manipuluar çdo provë dhe të tilla krime bëhen në bashkëpunim mes tyre.

“S'ka asnjë pikë dyshimi që është vrarë nga policët. Dyshimi të lind më shumë kur ai që duhet të bëjë hetimin është Ardi Veliu, personi që në rastin e Klodian Rashës është ai që manipuloi provat për të nxjerrë rashën si kriminel, person me precedent.

Kështu po ndodh dhe me Lear Kurtin, që askush mos të gjejë të vërtetën. Nuk duan të bëjnë transparencë. Janë bashkëpunëtorë në krim për vrasjen që bëjnë kolegët e tyre kriminela. Futen me mik në polici. Masakrohet qytetari i thjeshtë me gjoba, dhunë nga policia, kurse krimit i hapet rruga.”-tha Meksi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco