Rënia e sistemit TIMS/ Shpjegimi qesharak i Policisë së Shtetit

Rënia e sistemit TIMS/ Shpjegimi qesharak i Policisë së Shtetit

09:27, 19/10/2022
A+ Aa A-

Mbrëmjen e kaluar u raportua gjerësisht se sistemi TIMS ka rënë në disa pika kufitare të vendit.

Ndërkohë që mediat raportuan lajmin në mënyrë korrekte, Policia e Shtetit doli vetëm sot me një njoftim, ku tha se nuk bëhet fjalë për sulm kibernetik, por për një proces mirëmbajtje.

Në njoftim thuhet se do ketë të tilla ndërhyrje për mirëmbajtje në ditët në vazhdim. Por nuk dihet se përse Policia e Shtetit nuk e njoftoi paraprakisht këtë gjë një ditë më parë, kur i krijua ky kaos.

Njoftimi bëhet qesharak kur thuhet se ndërprerja e shërbimit nuk ka sjellë probleme në pikat kufitare. Për më tepër, Policia e Shtetit kritikon mediat, ndërkohë që kjo mungesë transparence nga ana e tyre nxiti disa spekulime online se sulmi iranian po vazhdon.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në lidhje me disa lajme të publikuara mbrëmjen e djeshme, në disa media dhe portale, në të cilat është pretenduar se ka ndodhur përsëri sulm kibernetik ndaj sistemit TIMS, sqarojmë opinionin publik se: 

Ndaj sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme, nuk ka ndodhur sulm kibernetik, por në kuadrin e përmirësimit dhe rritjes së performancës së sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme u realizuan disa procese të parashikuara mirëmbajtjeje, të cilat ndërprenë shërbimin në interval të shkurtër kohor, në disa prej pikave kufitare, por pa sjellë pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve.  

Konfirmojmë se pas ndërhyrjes së shkurtër, mbrëmjen e djeshme, sistemi TIMS vijon të jetë funksional, në të gjitha pikat kufitare.  

Sqarojmë se edhe në ditët në vijim, do të ketë ndërprerje me afat të shkurtër kohor, në pika të ndryshme kufitare, për shkak të ndërhyrjeve të brendshme, me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit TIMS. 

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme që kanë impakt tek qytetarët, të kërkojë informacion zyrtar pranë strukturave përkatëse të Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco