‘Bojkoti do të vazhdojë, po e mbështesin edhe studentët’, Isufi: Kauza legjitimon figurën e pedagogut

‘Bojkoti do të vazhdojë, po e mbështesin edhe studentët’, Isufi: Kauza legjitimon figurën e pedagogut

07:35, 18/10/2022
A+ Aa A-

Viti i ri akademik në universitete ka nisur mes mësimit dhe bojkotit.

Pedagogu Adrian Isufi gjatë një interviste për RTV ORA foli rreth kauzës së pedagogëve dhe se si do të vijohet në vijim.

Adrian Isufi: Ka qenë një pjesë shumë e vogël e pedagogëve që kanë vijuar mësimin. Është një bojkot i disa fazave. Kërkesat mbase dita ditës do të shtohen. Rinia po ik nga Shqipëria, nuk ik vetëm prej cilësisë së arsimit por dhe nga pamundësia për një jetë normale. Sindikatat e punonjësve në rang kombëtar kanë firmosur peticionin në nivelin e mbi 70 për qind të pedagogëve. Janë një shumë e konsiderueshme. Peticioni nuk është thjesht çështje page.

Çfarë do të ndodh nëse nuk do të ketë reagim nga qeveria?

Adrian Isufi: Bojkoti do të vazhdojë. Dhe bojkotin po e mbështesin edhe studentët. Mbase nesër qeveria nuk do të ketë vetëm 9 pika por do të ketë dhe më shumë pika nga çështjet dhe shqetësimet e studentëve. Është një kauzë që legjitimon gjithë figurën e pedagogut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco