Qeveria ju plas shpirtin edhe nënave të vetme për të tërhequr pensionin e fëmijëve!

Qeveria ju plas shpirtin edhe nënave të vetme për të tërhequr pensionin e fëmijëve!

20:38, 16/10/2022
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

E paimagjinueshme, por e vërtetë!

Nënave të vetme në vend ti ndihmojnë jua vështirësojnë jetën.

Një nënë e vetme me fëmijë, që jeton pranë kopshtit zoologjik në Tiranë, detyrohet të marrë pensionin e femijëve në Farkë të Vogël me kilometra të tëra larg, kur zyre poste ka vetëm disa qindra metra afër banesës.

Ja mesazhi i saj.

" Zoti Vasili.

Jam një nënë e vetme me fëmijë dhe detyrohem të shkoj për të tërhequr pensionin e fëmijëve në Farkë të Vogël në zyrën postare atje, megjithëse jetoj afër kopshtit zologjik. Kam kërkuar ta tërheq pensionin në zyrën e postës që është shumë pranë banesës ose të ma hedhin në llogarinë ku unë marr pagën, Por nuk pranojnë kurrsesi duke më detyruar të bej kilometra dhe të shpenzoj shumë lekë për taksi vetëm për të tërhequr pensionin. Ngrijeni këtë problem se është një mundim dhe harxhim i madh për ne dhe hallet tona.

Ju lutem anonim."

P.S Foto tregon zyrën e Postës në Farkë të Vogël, që punon edhe me orar të reduktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco