Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Gazeta më e madhe e Kosovës: Fjalimi i Ramës dëmtoi perspektivën e anëtarësimit në Këshillin e Europës

Gazeta më e madhe e Kosovës: Fjalimi i Ramës dëmtoi perspektivën e anëtarësimit në Këshillin e Europës

14:54, 15/10/2022
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe dhe më e rëndësishme në Kosovë, Koha Ditore, hapet sot me titullin e madh në ballinë që i kushtohet fjalimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Këshillin e Europës.

Gazeta shkruan se ky fjalim ka dëmtuar perspektivën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Burime të ndryshme i kanë thënë gazetës Koha Ditore se akuzat e Ramës në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Përgjithshme dhe përpjekja për ndryshimin e rezolutës, janë ngritur si shqetësim nga disa diplomatë. Ata ia kanë përmendur palës kosovare efektin negativ që mund të ketë fjalimi i Ramës te kërkesa për anëtarësim në këtë organizatë.

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim arrogant, me fyerje dhe akuza jo vetëm ndaj të pranishmëve. Sipas kritikëve, Rama foli sikur të ishte në parlamentin shqiptar, ku ofendon këdo dhe merr rolin e prokurorit dhe gjyqtarit.

Por burime të gazetës Koha Ditore kanë thënë se diplomatët evropianë i kanë bërë me dije palës kosovare se deklaratat e Ramës mund të ketë efekt negativ në lobimin që po bën Kosova për t’u anëtarësuar në Këshill.

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha se fjalimi i Ramës po dëmton integrimin e Kosovës.

“Mendoj se për një kohë të gjatë kemi heshtur duke mos dashur ta dëmtojmë marrëdhënien Shqipëri-Kosovë, por deklarimet e fundit të Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, nuk mund të kalojnë të heshtura më, sepse, siç e patë edhe nga fjalimi në Këshillin e Evropës paçka që ndërmjet ka thirrje për Kosovën kanë dëmtuar seriozisht çështjet edhe avancimet integruese të Kosovës. Për Kosovën flasin institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e Kosovës. Marrëdhënia Shqipëri-Kosovë nuk duhet të ndikohet nga agjendat politike”, tha Abazi.

Shqetësimin se fjalimi i Ramës mund të ndikojë te anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës e ngriti dje edhe kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha.

“Edi Rama i futi thikën Kosovën në momentin më të papërshtatshëm, pikërisht kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Europës, ai në sallën e këtij tempulli, lëshoi lumë sharjesh e akuzash të padëgjuara në gjithë ekzistencën e atij institucioni. I bëj thirrje KiE që të votojë Kosovën si anëtar të ri dhe të mos ndikohet nga retorika që është në mision kundër kombit të vet,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gima15/10/2022 16:54

Rama e urren kosovën,njejtë sikurse edhe etërit etij.

Shto koment

Denonco