Modeli italian për bashkitë e korruptuara: O dorëheqje e kryetarit, o shkrirje e administratës dhe menaxhim nga shteti

Modeli italian për bashkitë e korruptuara: O dorëheqje e kryetarit, o shkrirje e administratës dhe menaxhim nga shteti

09:39, 16/05/2024
A+ Aa A-

Gazetarja e SYRI TV, Alba Kepi, e cila jeton e punon ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, gjykon se në një situatë të tillë ku ndodhet sot Bashkia e Tiranës, e përfshirë në afera të rënda korruptive, duke bërë një krahasim edhe me Italinë, tha: "Ka vetëm dy rrugë: O dorëheqja e kryetarit të bashkisë duke i dhënë rrugë drejtësisë për të çuar deri në fund zbardhjen e këtyre megaskandaleve, o shkrirja e administratës publike të bashkisë, pra dorëheqja e të gjithëve dhe vënia e saj në një komisariat shtetëror siç ndodh zakonisht në Itali kur ka megaskandale të tilla.

Në Itali ka aktualisht me dhjetëra komuna, të cilat janë vënë nën komisariatin shtetëror, - shpjegoi znj. Kepi, - që do të thotë që merret në menaxhim nga shteti për të drejtuar këtë bashki përderisa drejtorët apo  funksionarët që paguhen me paratë e shtetit kanë abuzuar, kanë keqpërdorur këto fonde apo janë përfshirë në aktivitete kriminale që kanë të bëjnë së pari me shkeljen e ligjit dhe kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet, më e drejta. “

Ndiqni mendimin e znj. Kepi në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco