Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bushati: Veliaj s'duhet të kandidojë në Tiranë! Shikon bashkinë si trampolinë dhe braktis qytetarët

Bushati: Veliaj s'duhet të kandidojë në Tiranë! Shikon bashkinë si trampolinë dhe braktis qytetarët

19:37, 11/10/2022
A+ Aa A-

Ish deputeti socialist Ervin Bushati është kundër kandidimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës, për zgjedhjet vendore 2023. Në një intervistë për Report Tv, Bushati tha se PS duhet të bëjë më shumë për të dëgjuar zërin e qytetarëve, si edhe duhet të provojë njerëz të rinj në këto zgjedhje.

Ish-deputeti u shpreh se nuk duhet parë më posti i kryebashkiakut, si një trampolinë për të kaluar në kryeministri. Bushati shtoi se ky post nuk duhet të përdoret për ambicie politike, por për t’u gjendur pranë qytetarëve.

“Nëse Rama ndjek zërin e arsyes për më të mirën e qytetarëve shqiptarë, do duhet të mendojë edhe më mirë për qytetarët. Duhen provuar edhe njerëz të rinj, edhe për kryeqytetin gjithashtu.

Nuk duhet parë si trampolinë politike më bashkia, Bashkia është për të rregulluar jetën e qytetarëve, nuk duhet të politizohet kaq shumë. Duhet këputur ky kordoni umbelikal që lidhet mes bashkisë dhe zyrës së kryeministrisë. Jo kush është kryetar bashkie duhet të ketë ëndrra për t’u bërë kryeministër”, tha Bushati.

Një ndërhyrje pati Dorian Teliti, pjesë e PD, i cili me ironi falenderoi Bushatin që ishte i sinqertë se Bashkia Tiranë nuk u ka shërbyer qytetarëve.

Teliti: Domethënë s’iu ka shërbyer.

Bushati: Mund të shërbehet më mirë.

Teliti: Të falënderoj për sinqeritetin.

Sipas Telitit, opozita e bashkuar do të arrijë të marrë më shumë se gjysmën e bashkive.

“Në rastin se gjithë opozita, pavarësisht debateve të brendshme, nëse dalim bashkërisht, dëgjojmë edhe zërin e demokratëve. Ua siguroj që më shumë se gjysmën e bashkive kryeson opozita shqiptare. Dhe nëse do kemi zgjedhje normale, do kryhet rotacioni patjetër”, tha Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco