Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Qytetarët në protestë për çmimet në Elbasan, fikin makinat

11:26, 11/10/2022
A+ Aa A-

Teksa çmimi i naftës ka arritur në 245 lekë/litër, banorët e Elbasanit janë mbledhur në sheshin ‘Gensher’ për të protestuar.

Pas thirrjes së PD për protestë kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve, janë grumbulluar qindra persona rreth orës 11:00.

Disa prej tyre kanë fikur automjetet në rrethrrotullimin e 1 majit.

Bulevardi është bllokuar nga protesta, kurse qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm për çmimin e karburanteve, por edhe për krizën e rëndë ku janë zhytur.

Pensionistët i janë bashkuar protestës, duke u shprehur se kërkojnë mirëqenie nga qeveria.

Pjesë e kësaj proteste nuk janë vetëm përfaqësuesit e Partisë Demokratike, por edhe shoqëria civile të cilët kërkojnë shkrirjen e Bordit të Transparencës së Karburanteve.

Ky aksion politik është paralajmëruar nga Partia Demokratike jo vetëm në Elbasan, por në mbarë vendin

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani11/10/2022 12:29

Kështu duhet bërë në të gjitha akset rrugore kombëtare, rajonale, lokale dhe të qyteteve të Shqipërisë. Të nxirrni të gjitha makinat, kamionët, autobusët dhe automjetet nëpër rrugë, fikini dhe lërini aty deri sa Edvin Rama të tërhiqet nga vjedhjet me anë të çmimeve të karburanteve dhe të taksave të tjera që po e rrjepin popullin, po e varfërojnë përditë dhe po e çon drejt rrënimit dhe shkatërrimit total ekonominë falimjare dhe ekonominë shqiptare!!! Kjo është përtej protestave kot më kot nëpër sheshet e Tiranës duke thirrur: Rama ik! Rama ik!! Nuk ikën ndryshe Rama veç se me këtë mënyrë kryengritjeje paqësore dhe mosbindje civile!!! Nuk ka rrugë tjetër!

Shto koment

Denonco