Shpopullimi/ Shqiptarët të braktisin Edi Ramën përpara se të braktisin vendin

Shpopullimi/ Shqiptarët të braktisin Edi Ramën përpara se të braktisin vendin

10:20, 06/10/2022
A+ Aa A-

Nga Belind Këlliçi/

3412 familje më pak në dy vjet. Në vitin 2019 kishte gati 1000 familje më pak se në 2018 kurse në vitin 2021 numërohen 7.1 mijë familje më pak se në vitin 2018. Shpopullim çdo vit e më shumë.

Pas vitit 2014 u përhap emigrimi masiv i familjeve nëpërmjet kërkesës për azil ekonomik në vendet e BE.

Anketa te mëparshme nga INSTAT kanë gjetur se emigracioni në dekadën e fundit mori tiparet e largimit të njësive familjare.

Emigracioni në dekadën e fundit ka prekur edhe qarqet me nivelin më të lartë të jetesës siç janë Tirana, Fieri dhe Durrësi.

[⬇️] Vendi 1 Qyteti i Shkodrës Pati nivelin më të lartë të emigracionit në raport me popullsinë e qarkut. 16.7% e popullsisë së qytetit, rreth 36 mijë persona, nga të cilët 15,700 janë emigrime familjare.

[⬇️] Vendi 2 Qarku i Fierit

Në dekadën e fundit ka emigruar nga Qarku i Fierit 15,5% e popullsisë, ku 5% e tyre ishin të grupuar në familje. Janë larguar mbi 48 mijë persona.

[⬇️] Vendi 3 Qarku i Durrësit

Ka humbur 14.1% të popullsisë në këtë dekadë,

ku popullsia është pakësuar me mbi 37 mijë persona.

[⬇️] Vendi 4 Tirana

Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7% ose me 102 mijë persona, por 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje.

Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. 10.3% e familjeve të qarkut kanë emigruar.

[⬇️] Vendi 5 Elbasani

Ka emigruar 12.5% e popullsisë, ku 5.2% e tyre ishin të grupuar në familje.

[⬇️] Vendi 6 Qarku i Kukësit

Ka humbur në emigrim 12.4% të popullsisë gjatë kësaj dekade. Më shumë se 10 mijë persona, por ky qark është prekur shumë edhe nga shpëngulja e popullsisë në qytetet e tjera të vendit.

I bëj thirrje mbështetësve të PS të braktisin Edi Ramën përpara se të braktisin vendin!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco