'Rritje 7%'/ Rama tallet, pedagogët e refuzojnë: Ne nuk do të ndalemi

'Rritje 7%'/ Rama tallet, pedagogët e refuzojnë: Ne nuk do të ndalemi

12:00, 05/10/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se javën e ardhshme qeveria do të rrisë pagat e pedagogëve me 7%.

Gjatë fjalës së tij në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Rama u shpreh se do të ketë një rritje prej 7% të pagës por pjesa tjetër do të lihet në vendimmarrjen e universiteteve.

“Atyre që dalin në rrugë dhe kërkojnë rritje page ju them që nuk jeni mësues, as mësues gjimnazi dhe as mësues 9-vjeçareje. Nuk jeni as mjekë as infermierë. Gjithë këta, nuk jeni as punonjës policie dhe as ushtarakë. Nuk jeni as pensionistë. Të gjithë këta marrin një pagë dhe një pension fiks. Ndërkohë që pedagogët janë në hapësirë të ndërmjetme mes mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ia bën vetes rrogën edhe 5-fish. Me fondet e tjera. Janë fondet e vetëfinancimit. Janë fondet europiane dhe të universiteteve të tjera private ku shkohet dhe bëhet dhe mësim. Këtu ka një histori tjetër të pagave të deklaruara pjesërisht. Kemi paga që nuk përkojnë me të vërtetën. Por nuk është ky problem. Por këtu ka një fakt”, tha Rama.

“Do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën a të enjten prej 7%, por do i  njohim universitetit të drejtën për të rritur pagën sipas vendimmarrjes së vet. Nuk janë të gjithë njësoj. Universiteti është autonomi. Zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme mes shtetit dhe tregut”.

Por oferta tallëse e Ramës u refuzua direkt nga pedagogët protestues. Ata thanë se ka hapësira qeveria për të shtuar fondet për universitetet. Sipas tyre, pagat as nuk janë indeksuar ndonjëherë.

"Ne do qëndrojmë dhe nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. Ky nuk është kërcënim, por kërkesë", tha kreu i Sindikatës së Pedagogëve Aleksandër Kovaçi.

"Ofertat tua janë të pavlefshme, ne kemi kërkuar rritje 50 përqind brenda dy viteve," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco