‘Mësuesit e studentët po ikin, rinia në arrati’, Pedagogu i arteve në protestë: Pa arsim dinjitoz, kombi shuhet

‘Mësuesit e studentët po ikin, rinia në arrati’, Pedagogu i arteve në protestë: Pa arsim dinjitoz, kombi shuhet

12:01, 05/10/2022
A+ Aa A-

Pedagogu i arteve, Ardian Isufi iu është bashkuar së protestës për rritjen e pagave. Ai është shprehur se mësuesit dhe studentët po ikin, ndërsa rinia është në arriti sepse nuk gjejnë kushtet optimale për të marrë dije.

Ai theksoi se pa arsim dinjitoz, kombi shuhet. “Tubimi do vazhdojë, protesta do vazhdojë. Kjo është një protestë e të gjithëve ne bashkë. Çdo kërkesë për ne është legjitime, dhe nuk ka të bëjë vetëm me dinjitetin e figurës së pedagogut por rrit edhe cilësinë e mësimdhënies dhe i shërben forcimit të dijes të gjithë kombit. Mësuesit dhe studentët po ikin, rinia është në arrati sepse nuk po gjen kushtet gjetën kushtet optimale për të marr dije dhe për ti kthyer në shërbim të të mirës publike. Pa arsim dinjitoz, kombi shuhet, pa edukim profesion shoqëria jonë shuhet”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani05/10/2022 13:22

Kërkesat e pedagogëve, studentëve, arsimtarëve dhe të të gjitha sindikatave dhe shoqatave të punonjësve dhe të administratave buxhetore duhet të jenë maksimaliste dhe jo minimaliste!! Duhet të jenë maksimaliste sepse edhe regjimi i korruptuar i Edvin Ramës ka arritur kulmin, maksimalen në varfërimin e shtresës se mesme dhe të të gjitha shtresave të ulëta të popullsisë deri në kufijtë e mbijetesës!!! Varfëria ka arritur nivelet maksimale prandaj edhe kërkesat duhet të jenë maksimale ndaj qeverisë!! Po qe se kërkesat do të jenë minimaliste, as që keni për të fituar ndonjë gjë, veç zhgënjimit dhe dëshpërimit!!! Është e turpshme dhe ofenduese që shtresa më lartë intelektuale e shqoqërisë të nëpërkëmbet, të injorohet dhe t'i kërkojë lëshoshë, shtresës me delikuente, shtresës më injorante, SHTRESËS M TË KORRUPTUAR DHE MË TË PAMORALSHME dhe më ordinere të shoqërisë shqiptare: Politikës dhe Qeverisë!!!! TURP!! TURP!! TURP!! Mos u tërhiqni kurrë nga kërkesat tuaja dhe mos pranoni asnjë negociatë korruptine nga qeveria deri në plotësimin 100% të kërkesave tuaja!!! O SOT, O KURRË!!! O SOT, O KURRË!!!

Shto koment

Denonco